Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar, i cili akuzohet se ka kryer një mori vjedhjesh të shtëpive aty.
Bëhet fjalë për 27 vjeçarin Klodian Nikolli, i cili nga mediat italiane thërritet edhe si “Doktor K”, për shkak se në Facebook hidhte foto me kravatë dhe këmisha dhe pretendonte se ishte diplomuar në universitetin Boçoni.
Ai kishte hedhur edhe diplomën në Facebook, e cila rezultoi false.
“Doktori” ishte i specializuar në vjedhjet e shtëpive luksoze dhe në muajin shkurt u dënua me arrest shtëpie, por menjëherë u zhduk. Pas tre muajve në arrati, ndoshta duke vjedhur e bastisur shtëpitë luksoze, Nikolli u vu sërish në pranga.
Në shtëpinë e tij u gjendën piktura të piktorëve të shekullit të 20-të, orë luksoze dhe madje unaza me diamante, të gjitha të vjedhura në shtëpitë në Milano.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...