Një 18 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi është kapur duke vjedhur rroba në një qendër tregtare. Në pranga ka rënë adoleshenti me iniciale Xh. L., 18 vjeç, banues në Durrës.
Sipas policisë, ai është kapur në flagrancë duke vjedhur disa veshmbathje në një qendër tregtare.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– Një palë atlete, të dyshuara të vjedhura
– Një bluzë, të dyshuara të vjedhura
– Një palë pinca (me të cilat ka bërë të mundur heqjen e Chipi-t të sendeve të vjedhura).
Nga veprimet hetimore të kryera, ky shtetas gjithashtu dyshohet të jetë autor i ngjarjes së datës 21.11.2016, në rrugën “Studenti”, ka vjedhur banesën e shtetases N. M.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=d8F3_Xgo5jE?feature=oembed]
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi