Në Shqipëri, drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka është arrestuar ditën e sotme pas një urdhëri të lëshuara nga Gjykata e Posaçme.
Së bashku me të mësohet se është arrestuar dhe një ish oficere e Policisë gjyqësore Eriona Dautaj, një avokat, Radovan Çela dhe një sipërmarrës, Astrit Vladi.
Prokuroria e posaçme e cila ka kërkuar arrestimet, nuk ka dhënë ende asnjë informacion. Por të paktën shumica e tyre duket se i lidh me njëri tjetrin rasti i 3.4 milionë eurove të gjetura në dy automjete Toyota Auris, të mbërritura nga Belgjika në Portin e Durrësit, në vitin 2018.
Sipërmarrësi Vladi është vëllai i njërit prej personave të dyshuar për rastin, ndërsa avokati Çela ka qenë përfaqësuesi i tyre ligjor në proces. Ndërkohë që ish oficerja e Policisë gjyqësore Dautaj, mësohet se ka qenë e përfshirë në hetimet e çështjes.
Mbetet e paqartë pozita e drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës Zarka, dhe arsyet që kanë çuar në arrestimin e tij. Vetëm pak javë më parë, ai kaloi me sukses fazën e parë të procesit të rivlerësimit, ndërsa u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Rasti i sasisë së madhe të parave të gjetura në dy automjetet Toyota, çoi në atë kohë, dhe në debate politike, pasi u paralajmërua gjatë një fjalimi në parlament, i kryetarit të atëhershëm të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Sipas tij, bëhej fjalë për para që vinin nga një grup i trafikut të drogës, për lidhje me të cilin ai akuzoi deputetin socialist Taulant Balla. Ky i fundit mohoi çdo përfshirje, dhe e paditi zotin Basha në Gjykatë për shpifje, ku dhe fitoi çështjen./voa
FBI për të shtënat pranë ish-Presidentit Trump: Tentativë pë...
Punëtorët teknikë të Kuvendit sot hyjnë në grevë, kërkojnë r...
Sot protestohet kundër heqjes së Ligjit për Punën nga kalend...
Rama njofton hapjen e shkollës së re në Librazhd, uron nxënë...
Evropa Qendrore vazhdon të luftojë me shira e përmbytje
Kurti do të marrë pjesë në hapjen e KSDW 2024 në Pallatin e ...