Sipas një mesazhi të publikuar sot nga ish-Kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale, Policia ka arrestuar Kryetarin e PS për minibashkinë nr.3 në Tiranë, titullar tek Drejtoria e Hetimit Tatimor.
Arrestimi është bërë nga Sektori i Antikrimit Ekonomik. Berisha e ka publikua mesazhin duke evidentuar një fakt tjetër edhe më të rëndë: “ Zëvendësministri i Jashtëm dhe titullarë të tjerë, në mbrojtje të hajdutit kriminel!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.”
Mirëmbrëma Doktor! Rreth orës 6 sot, arrestohet nga Antikrimi Ekonomik, kryetari i PS për minibashkinë nr. 3, njëkohësisht titullar në Hetimin Tatimor. Me sa mësova, zëvendësministri i Jashtëm dhe disa titullarë janë turrur tek Drejtoria e Policisë për ta liruar.

Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar