Policia e Shtetit ka arrestuar një 28-vjeçar i dyshuar për vrasjen me sende të forta ndaj një 57-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur në aksin rrugor “Thumanë–Krujë”. Gjithashtu, në pranga kanë rënë edhe dy shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.
Pas hetimeve policore të kryera, u arrestuan Andri Vokrri 28 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, si dhe Lorenc Goga 26 vjeç dhe Fation Kulla 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nga hetimet ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në afërsi të urës së Bushneshit. Tre shtetasit po qarkullonin me një automjet, kur janë konfliktuar verbalisht me shtetasin P. N., 57 vjeç, i cili lëvizte me automjetin e tij. Gjatë konfliktit, 28-vjeçari dyshohet se e ka goditur viktimën me çekiç në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pas ngjarjes, dy shtetasit e tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes pa njoftuar organet ligjzbatuese.
Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar dy automjete dhe mjetin e fortë (çekiçin) me të cilin dyshohet se është kryer krimi. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes./euronews.al
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...