Vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së mbrëmjes së të martës në Durrës. Policia ka arrestuar Gëzim Kajnon, pronar i lokalit në lagjen nr 17-të të Durrësit ku u vra Asllan Kërtusha.
Nga të shtënat e pistoletës së Kajnos mbeti i plagosur edhe nipi i tij Bledi Kajno, i arrestuar gjithashtu nga policia si bashkëpunëtor në vrasje.
Sipas Policisë së Durrësit më 1 mars rreth orës 19:00, në lagjen Nr.17, pranë Ndërmarrjes së Ujësjellësit, shtetasit Gëzim dhe Bledar Kajno nën efektin e alkoolit dhe për motive të dobëta janë konfliktuar me shtetasin Asllan Kërtusha në ambientet e brendshme të lokalit. Më pas, në konflikt e sipër, kanë dalë jashtë lokalit ku shtetasi Gëzim Kajno e ka goditur me qytën e pistoletës në kokë shtetasin Asllan Kërtusha dhe si pasojë e një shkrepje të armës së zjarrit është plagosur në krah shtetasi Bledar Kajno. Po me të njëjtën pistoletë, shtetasi Gëzim Kajno ka qëlluar Kërtushën, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës”.
Viktima me precedentë penal Asllan Kërtusha, 30 vjeç, banues në Durr ës, është person më precedentë penalë të mëparshëm duke konsumuar disa vepra penale si: vjedhje, në fushën e lëndëve narkotike, kundërshtim i Punonjësit të Policisë, konflikte në lokalet e natës si edhe ka pasur lidhje shoqërore me persona me precedentë penalë.
Asllan Kërtusha është kushëri i largët i Denis Shtrazës, i cili akuzohet për vrasjen e Gazment Çollakut
Formacionet zyrtare, Kosovë – Turqi: Këta janë 11 yjet që sy...
Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...
Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Br...