Policia e Shtetit ka arritur që të zbulojë një serë të përshtatur për kultivimin në kubikë, të 220 fidanëve të dyshuar narkotikë kanabisi.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, është arrestuar një person në flagrancë i dyshuar për kultivimin bimëve narkotike.
Në njoftim po ashtu thuhet se janë asgjësuar fidanët me anë të djegies.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, në vijim të planit operacional policor antikanabis të koduar “Masat Parandaluese”, kanë goditur një rast tjetër të kësaj veprimtarie kriminale, për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. C., 58 vjeç, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, Shkodër”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se: “Gjatë kontrolleve të mbështetura nga inteligjenca informative, në vendin e quajtur “Prroni i Zi”, në fshatin Ura e Shtrenjtë, në pronën private të 58-vjeçarit, shërbimet e Policisë zbuluan një serë të vogël, të përshtatur për kultivimin në kubikë, të 220 fidanëve të dyshuar narkotikë kanabisi”.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...