Dy shqiptarë janë arrestuar në provincën e Komos në Itali pasi akuzohen për posedimin e 17.5 kg heroinë dhe 9 kg substancë që përdoret për prerje. Vlera e drogës kalon 300 mijë.
Të arrestuarit janë Armando Xifaj dhe Ermir Daci të dy të moshës 47 vjeçare. Droga është sekuestruar në banesat e tyre. Agjentët kanë sekuestruar edhe një peshore e 5 mijë euro.
Heroina ishte e ndarë në 33 pako në një cantë plastike, në një cantë plazhi dhe në një cantë kompjuteri. Të dy akuzohen për shpërndarje droge. Ka nisur hetimet për të identifikuar dhe një shqiptarë të tretë i cili konsiderohet aktiv në këtë trafik droge, shkruan lasicilia.it./lapsi/
Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK
Nis protesta e opozitës në Shqipëri
“Nuk është AI”/ Faton Peci adreson zërat për shuarjen e Guxo...
Pentagoni publikon pamjet e para të dosjes për UFO
Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agj...
Policia nis hetimet për aksidentin në vend të punës në Fushë...