Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në Shqipëri, Altin Dumani është pyetur në Komisionin e Ligjeve për mënyrën si u arrestua ish presidenti Ilir Meta.
Dumani vendosi t’i përgjigjej duke u shprehur kundër mënyrës së arrestimit, por gjithsesi duke mos marrë përgjegjësi, sepse sipas tij, urdhri nuk është ekzekutuar nga ai dhe nuk është përgjegjësi e Prokurorisë.
“Si e cilëson mënyrën e arrestimit të Ilir Metës?“-pyeti deputeti Tedi Blushi kreun e SPAK në Komisionin e Ligjeve.
“Prokurorët e SPAK nuk marrin urdhra as nga Edi Rama dhe as nga askush. Nuk ekzekuton masa sigurimi BKH, ne ja delegojmë policisë së shtetit.Urdhrat e ekzekutimit i bën policia e shtetit.Kjo është praktikë e përditshme e ndërtuar ndër vite. Nuk ndihem përgjegjës për mënyrën e arrestimit sepse nuk e kam ekzekutuar unë masën edhe pse ajo lë shumë për të dëshiruar dhe jam kundër kësaj mënyre”, u shpreh Dumani.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten