Një sërë arrestimesh dhe ndalimesh janë regjistruar orët e fundit në Durrës.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë D.B.,22 vjeç, banues në fshatin Budull, Krujë. Ky shtetas duke drejtuar motoçikletën tip “Lifan”, ka goditur shtetasin P.P., 73 vjeç, banues në Krujë, që lëvizte me biçikletë,e më pas është larguar nga vendingjarjes.
Ndërkohë u ndalua shtetasi N.N., 60 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me datë 02.10.2019 e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u kap dhe u ndalua edhe shtetasi A.E., 28 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi: Sh.Sh., 37 vjeç, banues në Sukth,Durrës. Ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Fiat” në autostradën Tiranë-Durrës, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, këmbësorin, shtetasin A.Xh.,65 vjeç, banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./TCH
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...
Raportohet se vajza që dyshohet se e kreu aktin e rëndë në P...
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët