Task Forca e Prokurorisë së Durrësit, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit në Burgje, ka arrestuar 8 persona pas arratisjes spektakolare të të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali i qytetit.
Të arrestuarit janë 6 efektivë të Policisë së Burgjeve që ishin përgjegjës për shoqërimin e Ndocit, zv/ shefi i policisë së burgut dhe kryeinfermieri i burgut të Durrësit.
Dezdemon Pazaj, zv/ shefi i policisë së burgut, Aulon Çuko, kryeinfermier i burgut të Durrësit, Violeta Uka, specialiste informacioni e burgut, si dhe efektivët Dorian Saraçi, Sali Ferollari, Preng Marvataj, Fation Baçi dhe Aranit Çela janë arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë rolin e secilit të arrestuar në arratisjen e Altin Ndocit dhe përgjegjësitë e mundshme gjatë ngjarjes.
Në lidhje me ngjarjen, është marrë në pyetje zinxhiri i drejtuesve të burgut të Durrësit, ndërsa Prokuroria po heton rolin e efektivëve të policisë dhe lidhjet e mundshme të tyre me arratisjen.
Dhjetëra persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje ndërsa burime thonë se Policia e Shtetit është njoftuar 20 minuta pas arratisjes së Ndocit. Dyshohet se arratia ka qenë e mirëorganizuar dhe e mundësuar përmes bashkëpunimit.
Kujtojmë se i paraburgosuri Altin Ndoci u arratis të martën nga spitali i Durrësit, pasi në ambientet e brendshme të tij shtyu dhe goditi dy policë që po e ruanin dhe doli jashtë, ku e priste një makinë me dy persona, me të cilën u largua.
Ndoci konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai akuzohet nga SPAK për vrasje, grup kriminal, etj. Ndoci është në gjykim si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë” për masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë vëllai i Endrit Alibejt, xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk.
Ai u arrestua në vitin 2020, i akuzuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës, si dhe për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, po në Durrës, por që më pas mori pafajësi nga gjykata./euronews.al
Po kryheshin punime në Elbasan–Cërrik, përplasen tre automje...
Rama: Inteligjencën Artificiale po e përdorim për afrimin e ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Pol...
Seanca e radhës në rastin “Banjska” mbahet më 16 janar
Policia gjen dhjetëra tabela të automjeteve të humbura gjatë...
Sorensen shpreson për rezultate në dialog këtë vit: Duhet të...