Vrasja e 21-vjeçares Ariela Murati, studente e Fakultetit të Drejtësisë, tronditi mbarë opinionin publik.
Ajo u qëllua me dy plumba në sy të motrës dhe kushërirës së saj nga Aldison Belulaj, 23-vjeç për një lidhje dashurie të mohuar.
Kur kanë kaluar dy ditë nga kjo ngjarje, Report Tv zbardh detaje të reja.
Burime thonë se Ariela dhe Aldisoni kanë qenë të lidhur prej katër vitesh.
Sipas të njëjtit burim, 21-vjeçarja kishte kërkuar ndarjen para dy muajsh, por kjo nuk është pritur mirë nga i riu i cili i ka kërkuar të riktheheshin sërish bashkë. 10 ditë para krimit të rëndë, Ariela ndryshon numrin e telefonit.
Mësohet se Aldison Belulaj kishte disa ditë që kërkonte Arielën në Tiranë – ndërsa përballja e të dielës te Universiteti i Mjekësisë, rezultoi fatale për studenten e Drejtësisë e cila pas debatit me 23-vjeçarin, u qëllua nga ky i fundit me plumb në kokë në prani të motrës dhe kushërirës së saj, pavarësisht përgjërimit të saj që të mos e vriste.
Pas krimit, Belulaj tentoi vetëvrasjen dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin e Traumës.
Një ditë më parë Ariela Muratit iu dha lamtumira e fundit Ariela Muratit në Zharrëz të Fierit. Ndërsa këtë të martë studentët e Drejtësisë zhvilluan një marshim homazh dhe ndezën qirinj e vendosën lule në vendin ku 21-vjeçarja u vra nga ish-i dashuri./Report Tv/
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...
Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor
Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur kosovare Belkize Tuli Kr...
Kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërheqja e trupave të S...
MPJD konfirmon se qindra kosovarë ndodhen ende në Lindjen e ...