Policia e Selanikut ka arrestuar dy të rinj shqiptarë gjatë ditës së sotme pasi u zbulua se kishin përshtatur një apartament dhe kishin kultivuar aty kanabis sativa.
Bëhet me dije se të arrestuarit janë njëri 20 vjeç dhe tjetri 26 vjeç, të cilët kishin investuar për ndërtimin e një serre të mirëfilltë në apartament me qëllim rritjen e kanabisit.
Në laboratorin e improvizuar policia sekuestroi 39 rrënjë kanabisi të rritura në një gjatësi prej tre metrash, llampa të fuqishme që përdoreshin nga të rinjtë, një transformator, rreth 545 euro, si edhe mjete të tjera të nevojshme për një aktivitet të tillë. Të arrestuarit u dërguan në prokurori për hetime të mëtejshme./lapsi/
OBSH shpall shpërthimin e Ebolës në Kongo emergjencë ndërkom...
Mbi 50 fëmijë rrëmbehen në tri shkolla në Nigerinë verilindo...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Aktori Armend Baloku i bashkohet listës së Lëvizjes Vetëvend...
Qetësohen gjakrat, Irani konfirmon zyrtarisht pjesëmarrjen n...
Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë, testament i mbrojt...