Nga baza e Sarandës është nisur sot drejt Egjeut anija “Lissus” me 22 detarë në bord.
Ajo do të marrë pjesë për 6 muaj në operacionin e NATO-s “Sea Guardian”, i cili garanton sigurinë detare në Mesdhe.
Kapiteni Jetnor Balla do të udhëheqë misionin, ndërsa trupës iu përcollën urimet për një shërbim të suksesshëm dhe mirënjohja për profesionalizmin dhe përkushtimin e saj, shkruan A2 CNN.
Vetëm gjatë këtij viti, ekuipazhet shqiptare kanë kryer 5 operacione shpëtimi, duke shpëtuar mbi 120 jetë. Në total, misionet tona në Egje kanë realizuar 29 operacione dhe kanë shpëtuar mbi 700 persona.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...