Një tjetër i kërkuar nga drejtësia shqiptare është arrestuar pas një operacioni të përbashkët mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve spanjolle.
Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, u ekstradua nga Spanja drejt Shqipërisë 34-vjeçari Juxhin Drazhi, i shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ai është vënë nën masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
Hetimet e SPAK zbuluan se Drazhi ishte pjesë e një organizate që trafikonte drogë drejt Norvegjisë dhe Belgjikës. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madrid, duke shënuar një sukses tjetër në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...