Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell ka shprehur mbështetjn e BE-së për Shqipërinë në konferencën e parë ndërqeveritare që po mbahet në Bruksel.
Ai u shpreh se sot shënohet një arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë për vendin tonë.
Borrell: Sot shënohet një arritje e madhe dhe një rezultat i shumë viteve punë. Shqipëria do të bëhet anëtare e BE dhe me këtë BE-ja po merr një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të vet. Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për BE. Në këtë fazë të re Shqipëria do të ketë avantazhet e mundësive për të shpejtuar reformat sa më afër BE, duke ndërtuar mbi punën e rëndësishme që është bërë në vitet e mëparshme dhe duke sjellë përfitime dhe për shoqërinë shqiptare. Ne e dimë që kjo vjen me një çmim të kartë dhe ky çmim i lartë ëshët që jeni pjesë e disa vendeve të padëshirueshme, pro duke qenë pjesë e komunitetit më të dëshirueshëm që është BE. Ju keni harmonizimin 100% me politikat dhe sanksionet që ka vendosur BE-ja./abcnews/
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama
E dhimbshme/Pas një sëmundjeje të rëndë, vdes i riu nga Hajv...
Bordi i ZRRE-së pret në takim Misionin e FMN-së, flasin për ...
Prebeza mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Familja shqiptare u shua nga helmimi me gaz në Itali, fqinji...
Nis numërimi mbrapsht: Çka mund të ndodhë me pozitën e presi...