Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, tha se ka ardhur koha që të mos ketë më lojëra, por të realizohet Reforma Zgjedhore dhe të përmbyllet Reforma në Drejtësi.
“Shtetet e Bashkuara duan të njëjtën gjë që do dhe populli shqiptar. Duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë i SHBA. Duam të jeni pjesë të familjes europiane. Nuk mund ta arrini këtë pa Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi. Këto nuk janë gjëra me të cilat mund të bëhet pazar, por domosdoshmëri. Ka ardhur koha të mos bëni më lojëra”, tha zonja Kim.
“Është koha të realizohet reforma zgjedhore, siç udhëheqësit i kanë premtuar popullit shqiptar dhe njësoj sikur populli shqiptar dhe SHBA duan”.
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...