Ambasadori shqiptar në Londër, Qirjako Qirko, tregoi bisedën e fundit me mbretëreshën Elisabeth II, e cila u nda nga jeta një ditë më parë.
Qirko tha se Mbretëresha Elisabeth II, gjatë takimit i tha se Shqipëria po zhvillohet me rritme të shpejta dhe se është e sigurt që shumë shpejt do t’i bashkohet BE-së.
“Bëri një vlerësim të veçantë për arritjet e vendit tonë në 30 vitet e fundit. Më tha: ambasador Londra që shikoni sot është zhvilluar në qindra vite kur se për një kohë kaq të shkurtër kemi arritur shumë. Jam e sigurt që shpejt do i bashkoheni BE-së”, tha ambasadori.
Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare dhe hyri në histori si monarkja më jetëgjatë britanike.
Reklama
Elizabeth II ishte edhe mbretëresha më jetëgjatë e një vendi. Ajo qëndroi në fron për 70 vjet, nga viti 1952 kur mori postin pas vdekjes së babait të saj. /Euronews Albania/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK