Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit në OKB ku ka folur për mbajtjen e përgjegjësisë për krimet e luftës, Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha i ka kthyer përgjigje Rusisë për të cilën ai thotë se ka përmendur ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Hoxha u shpreh se Haradinaj, i cili u përmend konkretisht, u gjykua dhe u lirua dy herë si i pafajshëm.
“Ai nuk u fsheh, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, u vu në dispozicion të drejtësisë, u përball me faktet, u shpall i pafajshëm dhe doli i lirë”, ka shtuar Ambasadori shqiptar.
“A do të bëjnë të njëjtën gjë ushtarët dhe politikanët rusë fajtorë për një krim agresioni dhe krime të tjera të rënda?”, ka thënë Hoxha.

“ICTY (Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë), hetoi në Shqipëri, haptas, lirisht dhe nuk gjeti asgjë, dua të them asgjë, për të vërtetuar ndonjë nga akuzat. As atëherë, as më vonë, as tani, as kurrë, për arsyen shumë të thjeshtë se akuzat ishin ndërtuar mbi hiçin”, ka përmbyllur fjalën e tij Hoxha. /Telegrafi/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...