Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ka përcjellë Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili takoi kryeministrin Edi Rama, ku folën për Konferencën e Donatorëve dhe procesin e hapjes së negociatave.
Soreca shprehet se vizita e Michel është një shenjë që zgjerimi është përparësi në politikat e BE-së.
“Sapo përcolla Presidentin e Këshillit Evropian Michel në fund të vizitës së tij të rëndësishme sot në Tiranë. Sinjal i fortë që zgjerimi është përparësi për BE-në. Shqipëria duhet të vazhdojë të zbatojë reformat në funksion të vendimit të rëndësishëm të pranverës së ardhshme për hapjen e negociatave”, shprehet Soreca./ATSH/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë