Ambasada e SHBA në Tiranë këshillon qytetarët amerikanë: Shmangni nesër zonat e protestës së opozitës

16:55 | 11 Mars 2026
E.G

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë përmes një mesazhi këshillon qytetarët amerikanë lidhur me protestën e thirrur nga opozita, që mbahet nesër në orën 10:00 përpara Kuvendit, duke i udhëzuar të shmangin zonat ku pritet tubimi.

Në njoftimin e ambasadës thuhet që protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë ndërtesës së Parlamentit në rrugën “George W. Bush”.

“Protesta mund të zgjerohet në zonat përreth dhe në ndërtesat qeveritare. Pritet një prani e shtuar e policisë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të trafikut në orët para dhe gjatë protestës”, thuhet në njoftim.

Në njoftim, bëhet me dije se personeli i Ambasadës së ShBA-së është këshilluar të shmangë demonstratën.

“Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit. Edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në rrugët dhe ndërtesat qeveritare përreth, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut, devijime dhe bllokime rrugësh”, vijon njoftimi.

Ambasada e ShBA-ve, këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin zonat e protestës.

Në njoftimin drejtuar qytetarëve amerikanë në Tiranë, ambasada e ShBA-ve këshillon që nëse ndodhen në qytet, të qëndrojnë vigjilent dhe të kenë prioritet sigurinë personale. “Forconi masat tuaja të sigurisë duke marrë parasysh rrethinën tuaj, kufizoni shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik; monitoroni mediat lokale, gjithmonë keni një plan emergjence ose strategji daljeje dhe mbani një profil të ulët”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale