Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri ka pasqyruar vizitën zyrtare të kryeparlamentares së Kuvendit, Elisa Spiropali dhe të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar shkëmbimi parlamentar përfshiu disa momente kyçe, ‘si pjesëmarrja e delegacionit në Pyetjet për Kryeministrin dhe takimet me Grupin Parlamentar për Shqipërinë dhe Kosovën’.
“Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri ka pasqyruar takimet e Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali dhe të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë si edhe veprimtaritë e tjera që u zhvilluan në 15 janar në kuadrin e kësaj vizite.
“Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, dhe delegacioni i saj vizituan Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar për bisedime të rëndësishme me Kryetarin e Dhomës së Komunëve, Sir Lindsay Hoyle.
Ky shkëmbim parlamentar përfshiu disa momente kyçe, si pjesëmarrja e delegacionit në Pyetjet për Kryeministrin dhe takimet me Grupin Parlamentar për Shqipërinë dhe Kosovën”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri.
Gjatë diskutimeve produktive të dyja palët ranë dakord për vlerën e partneritetit Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri, përfshirë “nivelin parlamentar, dhe për rëndësinë e ruajtjes së praktikave më të mira demokratike gjatë zgjedhjeve të ardhshme”.
Ambasada shton se Mbretëria e Bashkuar mbetet e angazhuar “për të punuar me Parlamentin e Shqipërisë për të mbështetur rrugëtimin demokratik të vendit dhe u bën thirrje të gjithë institucioneve të mbështesin zgjedhjet e lira e të ndershme”
/rtsh.al/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...