Ambasada Amerikane në Tiranë thekson rëndësinë e saktësisë në dokumentacion, për të shmangur anulimin e takimeve për vizë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim të rëndësishëm, për qytetarët që janë në proces aplikimi për vizë. Në një deklaratë zyrtare të bërë publike sot më 27 shtator, Ambasada u bën thirrje të gjithë aplikantëve, që të kontrollojnë me kujdes informacionin që kanë dorëzuar, përpara se të paraqiten në intervistë.
Sipas njoftimit, barkodi i formularit të aplikimit për vizë (DS-160) duhet të jetë identik me barkodin e shfaqur në dokumentin e konfirmimit të takimit për intervistë.
Mospërputhja midis këtyre dy barkodeve mund të çojë në anulimin automatik të takimit, nëse problemi nuk zgjidhet të paktën dy ditë përpara datës së intervistës.
“KUJDES! Për të garantuar një proces të sigurt vizash, barkodi në konfirmimin e takimit tuaj për intervistë DUHET të përputhet me barkodin në faqen e konfirmimit të formularit DS-160”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.
Nëse ky informacion nuk është korrekt dhe përputhja mungon, aplikanti do të duhet të caktojë një takim të ri, duke shtyrë kështu më tej procedurën për marrjen e vizës.
Ambasada u sugjeron të gjithë aplikuesve që të kontrollojnë dokumentet e tyre që në momentin e rezervimit të takimit, për të shmangur vonesa të panevojshme apo anulime./tvklan
Drogë në bodrumin e një banese në Mitrovicë, pronari në kërk...
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...