Sipas Agron Dukës, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, kriza politike nuk mund të zgjidhet me një marrëveshje individuale midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
“Nuk duhet të flasim për një pakt midis individëve, por duhet një pakt opozitë-pozitë. U bë një pakt Rama-Basha dhe e pamë çfarë ndodhi në zgjedhjet e 2017”, tha Duka në emisionin “Open”.
Duka theksoi se “një pakt Rama-Basha nuk e mbështesin jo vetëm demokrat, por të gjithë shqiptarët.”
Kreu i PAA-së u shpreh se nga një marrëveshje midis kryeministrit dhe kryeopozitarit nuk do të goditeshin vetëm partitë e vogla, por do të dëmtohen të gjithë qytetarët.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...