Kryeministri Edi Rama do të flasë paraditen e së mërkurës në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
“Jemi të gjithë njësoj?Jo! S’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj! Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me ministrin e Brendshëm”, shkruan Rama.
Rasti “Xhafaj” nuk do të jetë e vetmja temë diskutimi në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Kryeministri pritet që të flasë edhe për negociatat dhe të paktën të sinjalizojë nëse vizita në Paris dhe takimi me Presidentin francez, Emmanuel Macron i kanë mbushur mendjen këtij të fundit për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
“Nesër në 11:00 përpara grupit parlamentar dhe për ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave”, shkruan ai në rrjetet sociale./tch
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare
Seanca e OKB-së për Kosovën, Konjufca përfaqëson vendin në N...
Abdixhiku: Në Koshare, historia nuk është shkruar, është çar...