Një i mitur është aksidentuar rëndë këtë mbrëmje në aksin rrugor Klos-Burrel.
4-vjeçari është përplasur nga një furgon që drejtohej nga një 52-vjeçar. Ky i fundit, sipas policisë, humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rrugës, duke goditur fëmijën, që është transportuar drejt Spitalit të Traumës.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Ky është aksidenti i disatë që raportohet këtë të enjte. Më herët, shoferi i një automjeti në Bulqizë, po ashtu humbi kontrollin, duke përplasur për vdekje një këmbësore.
Ndërkohë, një aksident i rëndë ndodhi gjatë natës së kaluar në Fushë Prezë, ku një makinë u përplas me një betoniere dhe më pas shpërtheu në flakë. Për pasojë, humbën jetën tragjikisht shoferi dhe tre pasagjerët që ndodheshin në mjetin tip “Benz”./tch
Ministria e Arsimit për rastin e drejtorit të dyshuar për ng...
SHBA nis tërheqjen ushtarake nga Europa, alarm në NATO
Gruda- Abrashit: Nuk po doni marrëveshje politike
“Kosovën e gjeta në bodrum nën ujë”, Çitaku – Kurtit: E ke g...
Osmani i përgjigjet Konjufcës: Ka kalur çdo kufij, gjuhë që ...
PSD sërish me aksion nesër, këtë herë para zyreve të VV-së