Dy punonjës të policisë u aksidentuan dhe morën lëndime gjatë një operacioni antidrogë në fshatin Lumalas të qytetit të Korçës.
Në kuadër të këtij operacioni efektivët konstatuan në aksin rrugor Korçë–Pogradec njërin prej personave të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe tentuan ta ndalojnë.
21-vjeçari, për t’i shpëtuar arrestimit, sipas Policisë perplasi qëllimisht automjetin me të cilin udhëtonin dy punonjësit.
Si pasojë të dy efektivët morën lëndime, por njëri prej tyre u transportua me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë ku po merr mjekim të specialuzuar.
Ai u vizitua nga drejtori i Përgjithshëm i Shtetit, Skënder Hita, I cili I siguroi se janë marrë masat për trajtimin mjekësor dhe financiar të tyre.
“Përmbushja e detyrës dhe e misionit tonë ka edhe rrezikun me vete, por kur kemi zgjedhur këtë mision, kemi marrë parasysh se të jesh në shërbim të ligjit dhe qytetarëve ka edhe sakrificë. E rëndësishme tani është të rikuperoheni plotësisht”, tha drejtori i përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan dy shtetas 19 dhe 21 vjeç, si dhe u shpall në kërkim një 27-vjeçar, pronar i lokalit ku shitej lëndë narkotike dhe ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.
Po ashtu u sekuestruan sasi lënde e dyshuar kanabis sativa dhe kokainë, të ndara në doza, si dhe një tavolinë pokeri.
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë