Sot një policë i Shqipërisë, Kladi Mustaj, ka bërë një ndërhyrje të guximshme duke shpëtuar jetën e tre qytetarëve të cilët ishin aksidentuar në rrugën Levan-Fier.
Ndaj kësaj, ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka thënë se Mustajt ‘‘i jemi të gjithë mirënjohës për forcën e madhe të shembullit në shpëtimin e tre qytetarëve’’.
‘‘Respekt🤍
Kur një punonjës policie turpëron uniformën, me të drejtë të gjithë revoltohemi dhe padrejtësisht shumëkush shan të tërë policinë, por Policia e Shtetit nuk përfaqësohet nga ata që e turpërojnë, po nga mijëra burra, djem e vajza që punojnë me përkushtim, në mes të të cilëve ka edhe heronj si Agim Troci, i cili u hodh në zjarr për të shpëtuar nga zjarri të tjerët apo si Klajdi Mustaj, të cilit i jemi të gjithë mirënjohës për forcën e madhe të shembullit në shpëtimin e tre qytetarëve të dëmtuar gjatë një aksidenti në aksin rrugor Levan-Fier’’, ka shkruar Rama.
Lexo edhe:
Shpëtoi tre qytetarët e aksidentit në Fier, vlerësohet guximi i policit Klajdi Mustaj
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...