Klajdi Mustaj, punonjës i Policisë Rrugore në Fier, është nderuar me “Certifikatën për Shërbime të Dalluara” nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për veprimin e tij të guximshëm në shpëtimin e tre qytetarëve të lënduar gjatë një aksidenti në aksin rrugor Levan–Fier.
Sipas njoftimit zyrtar, Mustaj reagoi me shpejtësi dhe profesionalizëm për të ndihmuar të lënduarit, duke u bërë shembull i misionit të Policisë së Shtetit për t’u gjendur pranë qytetarëve në momentet më kritike.
“Veprimi i policit Klajdi Mustaj tregon më së miri misionin e Policisë së Shtetit: të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ne. Guximi, profesionalizmi dhe reagimi i shpejtë i punonjësit tonë është shembull frymëzues për të gjithë trupën policore”, tha drejtori Ilir Proda, duke i shprehur mirënjohje për guximin dhe humanizmin e treguar.
Mustaj është pjesë e Policisë së Shtetit që nga shkurt 2024, pas përfundimit të Kolegjit Profesional për Patrullë të Përgjithshme.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...