Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Bulqizës, ku një makinë tip “Fuoristradë” ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e pesë personave të tjerë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në vendin e quajtur “Ura e qytetit”, në aksin rrugor Bulqizë-Peladhi.
Automjeti drejtohej nga shtetasi Edmir Zogu, i cili ka humbur kontrollin mbi timonin, duke bërë që makina të dalë nga rruga dhe të përfundojë jashtë asfaltit.
Si pasojë e aksidentit të rëndë, ka humbur jetën në vend bashkëshortja e tij, 31-vjeçarja M.Z.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit dhe katër pasagjerë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po transportohen me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, por dyshohet se humbja e kontrollit mund të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë, lagështirës në rrugë ose një defekti teknik.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik./telegrafi/
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë