Aksident në Torovicë të Lezhës, humb jetën një person

19:25 | 29 Korrik 2026
E H

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e kësaj të mërkurë në fshatin Torovicë, në Lezhë.

Sipas të dhënave paraprake, viktima ishte duke lëvizur me një mjet bujqësor, kur dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është zënë poshtë prej tij.

Për shkak të plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Viktima është identifikuar si Ded Samari.

Shpërndaje në rrjete sociale