Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën që lidh Laçin me Patok, në afërsi të “Mbikalimi i Patokut” rreth orës 19:30.
Goditja ka qenë e fortë duke e hedhur këmbësorin në anë të rrugës, ku më pas është marrë zvarrë për rreth 50 m nga një tjetër automjet, tip ”Fiat”.
“Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të “Mbikalimi i Patokut”, shtetasi F. M. duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një shtetas këmbësor, akoma i paidentifikuar. Menjëherë pas përplasjes së parë, këmbësori është përplasur edhe nga një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasi D. P. Si pasojë e plagëve të marra nga përplasjet, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, sipas policisë së Shqipërisë./topchanel
Gjesti del sot para gjykatës
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...