Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Peqin–Elbasan, pranë hyrjes së fshatit Gjocaj, ku një automjet dyshohet se ka hyrë gabim në rrugë, duke u përfshirë në një përplasje.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident është përfshirë automjeti me targa AB 344 SR. Si pasojë e përplasjes, një pasagjer që udhëtonte në këtë mjet ka mbetur i plagosur, shkruan Euronews.al
I lënduari është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...
Zjarr në një shtëpi në Prishtinë
Ylli i Man Unitedit entuziazmon tifozët: Mund ta fitojmë Lig...