Një aksident rrugor ka ndodhur në Fier rreth orës 14:30.
Mësohet se në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kafaraj, janë përplasur mjetet tip “Kamionçinë” me drejtues shtetasin A. J., 55 vjeç, banues në Vlorë me mjetin tip “Reno” me drejtues shtetasin Z. B., 57 vjeç, banues në Tiranë.
Bëhet me dijeni se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, shtetasit Sh. G., 58 vjeç, banues në Tiranë dhe A. J., 49 vjeçe.
Të katër të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës