Aksident në rrugën Korçë-Maliq, lëndohen babai me dy fëmijët e mitur

08:42 | 29 Mars 2026
E.G

Një burrë dhe dy fëmijët e tij të mitur kanë pësuar lëndime pas një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin nacional Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec.

Një mjet tip “Opel Corsa” duket se ka qenë shkaktari i këtij aksidenti, teksa ka kërkuar të hyjë drejt një rruge dytësore, duke u goditur kokë më kokë me një mjet tip “BMË”.

Është bërë me urgjencë transportimi i tyre drejt Spitalit Rajonal të Korçës ku po marrin mjekimin e nevojshëm ndërsa dy të miturit ndodhen në pediatrinë e Korçës jashtë rrezikut për jetën, raporton A2.

Shpërndaje në rrjete sociale