Një aksident me një të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në aksin nacional Elbasan-Peqin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjocajt” Peqin, ku dy mjet janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e kësaj ka mbetur i vdekur një person dhe të plagosur dy të tjerë.
Gjendja e të këtyre dy të fundit ende nuk bëhet me dije. Burime nga policia raportojnë se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Peqinit, për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Emrat e personave të përfshirë në aksident ende nuk bëhen me dije dhe informacioni është paraprak. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe shkaqeve të tij./TCH
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje