Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor që lidh qytetin e Lushnjës me autostradën.
Një 17-vjeçar, duke drejtuar një motoçikletë të përshtatur me karroceri për transport, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal me ujë.
Fatmirësisht, dy kalimtarë të rastësishëm që po udhëtonin me automjetin e tyre ndaluan menjëherë për të dhënë ndihmën e parë. Ata arritën ta nxjerrin të riun nga uji, ku ai rrezikonte të mbytej.
I plagosuri u transportua me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas informacioneve paraprake, i riu ishte në rrugë për t’u kthyer në shtëpi në momentin e aksidentit. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit mbi mjetin./a2cnn
Telesport: Sylvinho largohet nga Shqipëria
Rodri top prioritet i Real Madridit për këtë verë
Punëtoreve të MABCO-s nuk u lejohet vazhdimi i punimeve në A...
U vra javën e kaluar, 20-vjeçari kosovar varroset sot në Sue...
Spurs e fiton ndeshjen e parë me OKC, shkëlqen Wembanyama
Rama ndan pamjet nga Berati: Turistë nga vende të ndryshme p...