Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në një kryqëzim në aksin rrugor Zemblak-Goricë.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Zemblak-Goricë, në kryqëzimin e fshatit Goricë e Vogël. Mjeti i tonazhit të rëndë që vinte nga dogana është përplasur me një mjet tjetër.
Mjeti tip Benz ka dalë nga një rrugë dytësore në rrugën kryesore duke sjellë edhe goditjen me mjetin e tonazhit të rëndë. Policia gjithashtu ka bërë me dije se nga përplasja e mjeteve për fatin e mirë nuk ka pasur të lënduar.
Nuk dihet ende shkaku i aksidentit. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman