Aksident me fatalitet në Shkodër

22:41 | 9 Mars 2026
E.G

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Shkodër.

Mediat shqiptare raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:25 në aksin rrugor Shtoj-Ish Reparti Ushtarak.

Sipas Abcnews.al viktima është N.K, i cili duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë dhe një muri rrethues.

Lidhur me këtë rast tashmë policia ka nisur hetimet.

Shpërndaje në rrjete sociale