Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Levan.
Ndërkohë mësohet se si pasojë e aksidentit ka pasur edhe një viktimë e seksit femër, 25 vjeç.
Ndërkohë një femër 22 vjeç është çuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.
“Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit shtetasja A. Ç, dhe është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjëndje të rëndë shëndetësore pasagjerja e mjetit shtetasja S.M.” – njofton policia.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po mundohet të zbardhë dinamikën aksidentit./oranews
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...