Në orët e para të mëngjesit të së shtunës ka ndodhur një aksident i rëndë në Rubik, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, ku kanë humbur jetën 2 persona.
Sipas Policisë së Shqipërisë, shoferi me iniciale, M.B ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.
Si pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit M.Ç. 31 vjeç, dhe D.Gj. 30 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi M.B. 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /Euronews/
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...