Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, makina bëhet copash

18:12 | 2 Gusht 2026
E H

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Rrugën e Kombit, në segmentin Rubik-Rrëshen, duke përfshirë dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake nga burime ne vendngjarje, si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i lënduar.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa deri tani nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./tv.klan