Një person ka humbur jetën në rrugën Kullë-Manëz në Durrës pasi është goditur nga një veturë në lëvizje.
Mësohet se viktima me iniciale S.A është i moshës rreth 65 vjeç dhe aktualisht gjendet në morgun e spitalit rajonal Durrës.
Mbeten të paqarta rrethanat e aksidentit, por pas njoftimit për ngjarjen, efektivët e policisë së qarkullimit rrugor kanë shkuar në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident është shoqëruar dhe po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./A2cnn
PS kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë deklaratë kundër gjykimit...
Kush përfiton nga paga e 13-të? Murati jep detaje
Grabitje e armatosur në një bankë në Tiranë
Gjykata merr vendim për nëntë persona të dyshuar për keqpërd...
Dhuna në protestë/ Prokuroria e Tiranës do referojë në SPAK ...
Zyrtare: Tuchel rinovon kontratën me kombëtaren e Anglisë