Tetë persona kanë humbur jetën orët e para të mëngjesit të kësaj të marte (2 prill) si pasojë e një aksidenti fatal në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se drejtuesi i një automjeti tip Benz ka humbur kontrollin mbi mjetit duke dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë. 8 persona, shatë prej të cilëve dyshohet se janë nga vendet e treta, dhe shoferi nga Shkodra, kanë ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik. Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë./rtsh.al
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës