Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg” për kryebashkiakun, Erion Veliaj. Masa ka ndryshuar vetëm për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, e cila nga “Arrest shtëpie”, do të jetë me masën “Detyrim paraqitje.”
Ajo nuk mund të dalë jashtë shtetit, por duhet të paraqitet në policinë gjyqësore.
Arjola Xoxa duhet të shkojë në SPAK të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji.
Edhe biznesmeni Elman Abule do të qëndrojë gjithashtu në burg.
Gjithashtu nuk ka ndryshuar masa e sigurisë për 5 biznesmenët e tjerë.
Mbi Veliajn dhe të tjerët rëndojnë një sërë akuzash si korrupsion, pastrim parash, shpërdorim detyre, fshehje e pasurisë.
Pesë serbë ndalohen për cenim të vullnetit të lirë të votues...
Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Mem...
Incidenti me dronin, Estonia mbyll hapësirën ajrore me Ukrai...
Bëhet viral reagimi i Neymarit pas mësoi ftesën nga Brazili ...
56-vjeçari gjendet pa shenja jete në Skenderaj, nisin hetime...
Kurti mori pjesë në Forumin e Agrobiznesit Itali-Kosovë