Sipas ish-kreut të Institutit për Studimet dhe Pasojat e Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, Arben Kraja i zgjedhur sot si kreu i SPAK ka qenë hetues në kohën e komunizmit. Kraja u zgjodh gjatë ditës së sotme me 6 vota nga anëtarët e KLP-së.

“Ish-Sigurimi komunist i Diktaturës rilindi plotësisht me pushtetin e Edi Ramës dhe Rilindjen. Konfirmimin absolut e shohim me zgjedhjen në krye të SPAK-ut të një ish hetuesi të komunizmit, Arben Kraja. Imagjinoni se me çfarë drejtësie e për çfarë “krimesh e kriminelësh të komunizmit”, do mund të shqyrtonim ne me hetuesit dhe oficerët operativë grusht bashkuar rreth partisë-nënë!
Ka vend një pyetje këtu:
– Kush ia dha pastërtinë e figurës këtij ish-hetuesi? Mos vallë ish-oficerët operative qe drejtojnë zyrat e vetingut? Po per keto gjera u konfrontova une! Për çka tjetër!?
Për këtë duhet te shprehen AIDSSH dhe DSIK, të lajnë veten, ndryshe mbetet ne fuqi ai proverbi dibran: “Ja ma gjé, ja ma ke!”. Gjithsesi, qysh kur nisi kjo lojë e ndyre pa pike morali, unë jam shprehur ne kohë” – ka shkruar Tufa në Facebook.
Agron Tufa ndodhet aktualisht në Zvicër ku ka kërkuar azil politik së bashku me familjen e tij. Ai ka denoncuar shpesh se ish-hetues dhe ish-sigurimsa të diktaturës kanë pozicione të larta shtetërore.
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...