Pas kallzimit të depozituar nga deputetja demokrate Albana Vokshi mbi dyshimet se është abuzuar me koncesionet, Prokuroria e Përgjithshme e transferoi dosjen për hetime të mëtejshme tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Jo zyrtarisht thuhet se Krimet e Rënda kanë regjistruar procedimin penal pa emër për veprat penale të korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës.
Koncensionet e denoncuara nga opozita kanë lidhje me “chek up”-in, të hemodializës dhe të sterilizimit të pajisjeve, vlera e të cilave kap shumën e 300 milionë eurove. Kjo çështje aktualisht po hetohet nga njësia antikorrupsion pranë Krimeve të Rënda.
Ndërkohë, prej muajsh një tjetër dosje është nën hetim nga njësia “task force” e kryeqytetit, e cila, pasi ka sekuestruar një sërë dokumentash, ka pyetur zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë që kanë firmosur për dhënien e këtyre koncensioneve.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje