Një lajm i mirë për të gjithë ata që përdorin transportin publik në kryeqytet.
Bashkia e Tiranës nënvizon se për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, të gjitha kioskat e shitjes do të punojnë me orare të zgjatura.
“Bashkia e Tiranës e ka planifikuar sasinë e kartelave të pajtimit, abone të përgjithshme, për gjithë qytetin, por edhe ato të studentëve që të mbulojnë 100% nevojat e kërkesës. Ne bëjmë monitorim rigoroz çdo muaj të sasive të cilat shpërndajmë. Kemi marrë të gjitha masat që kioskat nuk do të mbyllen sot, nesër dhe as në ditët në vijim. Me orare të zgjatura, derisa edhe qytetari i fundit të jetë i pajisur me kartelën e pajtimit abone”, thotë Punavija.
Aboneja e studentit ka një procedurë specifike verifikimi.
“Ka një procedurë të caktuar, për shkak sepse abonoja e studentit, ashtu siç e dini është falas, ka një procedurë të caktuar, ku me kartën e studentit, studenti shkon në pikën. Ai bën verifikimin që është student që nuk e ka marrë nëpër pikat e tjera, pastaj bëhet pajisja. Kjo kohë zgjat pak më tepër se normalisht por janë procedura të nevojshme për të bërë të mundur komfortin dhe shpërndarjen ashtu siç duhet të gjithë këtij sistemi”, thotë Punavija./abcnews
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari