Zv.Ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini e cila ka folur për situatën e Covid-it në Shqipëri. Ajo ka theksuar se deri më tani sundon varianti Delta, varianti Mu nuk është i konfirmuar dhe variante të tjera të Covid-it nuk janë evidentuar ende.
“Varianti që aktualisht sundon është varianti Delta. Që prej javës së fundit të Majit, fillimi i Qershorit është konfirmuar prezenca dhe të gjitha rastet pothuajse mbi 95-97% e tyre janë varianti Delta. Ndërkohë sinjale të tjera janë të deduktuara në diagonozën laboratorike pranë laboratorit të virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik sipas një procesi të standardizuar sistematik në mënyrë të përjavshme ose dy javore dërgohen mostrat pranë dy laboratorëve të Londrës për të konfirmuar mostrat të cilat kanë sinjale dyshimi për variante të tjera. Por deri në këto momente Varianti Mu është i pakonfirmuar dhe variante të tjera nuk janë evidentuar në vendin tonë” /tvklan.al
“A je emër konkret për president”, Konjufca qesh, s’përgjigj...
I kërkuar për vrasje, Kosova ekstradon një shtetas të Maqedo...
“Jam kureshtar aq sa ju”, Kurti u përgjigjet gazetarëve për ...
Raportohet se VV-ja tash po e diskuton Andin Hotin si altern...
NATO-ja rrëzon një raketë balistike iraniane të lëshuar drej...
Mblidhen grupet parlamentare të VV-së dhe PDK-së