A do të vaksinohen fëmijët dhe gratë shtatzëna? Tregon Pëllumb Pipero

17:00 | 12 Janar 2021

Ditën e sotme në një lidhje direkte për Ora News ka qenë mjeku, Pëllumb Pipero ku foli mbi fillimin e vaksinimit të popullsisë në Shqipëri kundër Covid-19.

I pyetur nga gazetarja Siklajda Shorja, Pipero foli dhe mbi pyetjen që shumë prej nesh kërkojmë të dimë një përgjigje: A do të vaksinohen fëmijën nën 16 vjeç?

Në lidhje me këtë çështje ai tha se deri tani gratë shtatzëna dhe fëmijët përjashtohen nga kategoria e personave që do të vaksinohen.

“Vaksina që janë çertifikuar deri tani përjashtojnë vaksinimin me to të fëmijëve dhe grave shtatzëna. Arsyeja pse e përjashtojnë është sepse kjo vaksinë nuk është aplikuar në ta, pra nuk ka eksperiencë klinike te fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna. Për dy arsye kryesore: së pari fëmijët kanë qenë më pak të prekur nga ky virus dhe shumë rrallë humbje jetë midis fëmijëve, gjithashtu po të njëjtat studime dëshmojnë të njëjtat gjetje edhe për gratë shtatzëna, të cilat janë më pak të infektuara dhe më pak të rrezikuara.

Dhe është parë e arsyeshme nga shkencëtarët që për këto fasha mos bëhen eksperienca klinike, duke mos patur një eksperiencë klinike këto fasha janë të përjashtuara nga vaksinimi. Ndërkohë, kompani të tjera janë procesin e çertefikimit dhe mund të kemi prej tyre eksperienca, gjetje dhe mundësi për të parë këto fasha të popullsisë, por t’ja lemë kohës”– thotë Pipero.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara